00:00 / E Diele, 23 Prill 2023 / MSH

Luizi i propozon martesë Kiarës!

Luiz Ejlli, finalisti i parë i Big Brother VIP Albania 2, i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Kiara Titos.

Patjetër që një propozimi romantik në oborrin e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, nuk ka se si t’i thoshte jo Kiara.

Ajo u emocionua shumë, sidomos pasi gjatë kësaj jave Luizi ka qenë duke i qëndruar më ftohtë në marrëdhënie, pasi ishte me mision nga Vëllau i Madh.

Lidhja e çiftit nisi pikërisht në BBVA, aty ku u njohen dhe ushqyen ndjenjat e tyre.