75 Mall Live Search
20:00 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / AR

Luizi ironizon Dojnën: Tema është e paparë!

Luiz Ejlli, duke njohur karakterin e tij, nuk mundi të qëndronte pa bërë një reagim ironik lidhur me përplasjen e fundit mes Kiarës dhe Dojna Memës. Sipas një bisedë që duket se është ndarë me Kiara-n, Luizi ka parashikuar saktësisht rezultatin e fitores së Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, duke e shoqëruar këtë me disa fjalë që ngjajnë me përgjigjen e Dojnës, por me disa ndryshime të qëllimshme.

Në një postim të tij, Luizi shkruan: “Kur më pyesin drejtpërdrejt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat dhe nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. E thënë kjo, tema është e paparë dhe kam shumë interes ta tjerrë edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë.”

Duke u shprehur kështu, Luizi ka theksuar se, ndryshe nga sa thotë Dojna, është më e guximshme të bëhen deklarata të tilla pas kamerave, ndërkohë që ai e shikon si një lojë të rrezikshme të Dojnës për të mbajtur historinë live në media.

Ky reagim i Luizit ka shtuar më shumë tensione në një debat që tashmë ishte duke u zhvilluar mes dy moderatoreve, ndërkohë që ai ka vazhduar të thurë ironira mbi veprimet e Dojnës. Presim regimin e Vlashentit…