Luizi konfirmon duetin ‘flakë’ me Geasyn, flet edhe për Noizyn

Pas pjesëmarrjes në “BBV Albania” ku mori edhe çmimin e madh, Luiz Ejlli ka pasur një sezonë të ngarkuar me koncerte. Madje, ai e sfidojë veten edhe në aktrim duke qenë protagonist në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.
Ka disa ditë që në media po qarkullon lajmi se Luizi do të konkurrojë edhe në ‘Eurovision 2024’.
Në një përgjigje për mediat, Luizi u shpreh se nuk do të konkurrojë në ‘Eurovision’.
Gjithashtu zbuloi edhe dy bashkëpunime të ‘forta’.
Ai tha se do të publikoi një këngë me Getoar Selimin dhe një tjetër këngë me Flori Mumajesin.
Teksa ai u pyet edhe për raportin me Noizyn ai u përgjigj shkurt: “jo ska pas lidhje që me pas krisje”./Indeksonline/