75 Mall Live Search
21:09 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / MSH

Luizi për BBV: Do e fitoj unë çmimin, nuk e di përse janë futur të tjerët

Erjona Rusi dhe Arjon Muça po u drejtonin pyetje banorëve rreth eksperiencës në BBVA dhe se si do të jetë jeta e tyre pas daljes.

Në një moment kur iu drejtua pyetja Luiz Ejllit, këngëtari shkodran tha se nuk e di se përse kanë hyrë të tjerët, pasi e sheh veten fitues.

“Nuk e kuptoj përse kanë hyrë këta banorët e tjerë, unë do ta fitoj edhe pikë”, u shpreh ai.

Kjo shkaktoi të qeshura të shumta në shtëpi, por edhe te prezantuesit, marrë parasysh tipin e Luizit.

Sidoqoftë, ai ka fituar zemrat e publikut dhe është një nga të preferuarit.