22:08 / E Martë, 28 Mars 2023 / MSH

Luizi preket pas sulmit ndaj Top Channel, thotë se e njihte rojën

Mbrëmjen e sotme, Big Brother ka nisur ndryshe nga herët e tjera.

Studio ishte e zbrazët ku ndodhenin vetëm Arbana dhe dy opinionistët.

“Vëllai i Madh” ka zgjedhur që për sulmin ndaj Top Channel t’ju tregojë edhe banorëve.

Banorët të përlotur shprehën ngushëllime familjes së viktimës, Pal Kolën.

Luizi shpërtheu në lot ku tregoi se e njihte të ndjerin dhe deklaroi se nese ishte fitues një pjesë të çmimit do e çonte te familja e rojes së sigurimit që humbi jetën mesnatën e 27 marsit.