75 Mall Live Search
16:10 / E Enjte, 03 Prill 2025 / AR

Luizi publikon foton e ëmbël me Kiaren e vajzën, fansat ‘shpërthejnë’ në komente

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tjetër të veçantë familjar, duke publikuar një foto të re me bashkëshorten e tij, Kiara Tito, dhe vajzën e tyre të vogël.

Në imazhin e postuar në rrjetet sociale, Luizi dhe Kiara shfaqen të lumtur pranë vajzës së tyre, ndërsa komentet nga fansat nuk kanë munguar, shkruan Indeksonline.

Shumë prej tyre kanë shprehur dashurinë dhe admirimin për familjen e re, duke i uruar jetë të gjatë dhe të lumtur vogëlushes.

Prej kohësh, Luizi dhe Kiara kanë ndarë me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e tyre si prindër, duke treguar përvojën e tyre të re me vajzën.

Çifti, që u bë i njohur për publikun gjatë “Big Brother VIP Albania”, vazhdon të jetë një nga më të pëlqyerit në showbiz, dhe çdo postim i tyre bëhet menjëherë viral.

Në këtë foto të fundit, Luizi ka shoqëruar postimin me një mesazh të shkurtër, por domethënës.

“Sepse Shkodra asht’ mrekulli, si ajo nuk ka n’Shqipni.
Sepse Shkodra asht’ yll n’dyrnja, e për yje… vorr nuk ka”, shkroi ai./Indeksonline/