Luizi rikthehet në ‘Big Brother’?
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ngjallur sërish kuriozitet te fansat e Big Brother, pas një postimi në rrjetet sociale.
Ai publikoi një foto nga prapaskena e Fan Club-it të programit, ku shihet në një ambient që lidhet me shtëpinë e BB, ndërsa moderatore është gruaja e tij, Kiara Tito, shkruan Indeksonline.
Ky postim ka bërë që ndjekësit të spekulojnë se Luizi mund të rikthehet si pjesëmarrës në një nga edicionet e ardhshme të Big Brother.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo nga vetë këngëtari, prandaj mbetet e paqartë nëse rikthimi i tij është i vërtetë apo thjesht një prapaskenë nga Fan Club-i./Indeksonline/


