75 Mall Live Search
17:52 / E Martë, 24 Tetor 2023 / MSH

Luizi shtrihet në spital

Luiz Ejlli që nga dalja nga Big Brother Vip Albania ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Artisti i njohur poston vazhdimisht detaje rreth karrierës së tij por edhe jetës private.

Së fundmi ai ka shqetësuar ndjekësit e tij të shumtë duke u shfaqur i shtrirë nga spitali dhe shihet teksa merr serum.

Luizi nuk ka dhënë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore por thjesht ka thënë se nuk është mirë.