75 Mall Live Search
16:10 / E Premte, 12 Maj 2023 / MSH

Luizi sonte në Portokalli, biletat dalin në shitje

Luiz Ejlli, fenomeni i muajve të fundit në shoubizin shqiptar, sonte do të jetë “live” në Portokalli.

Kështu ka bërë të ditur vet stafi i emisionit humoristik, duke bërë të ditur se biletat për pjesëmarrje kanë dalur në shitje.

Në njoftimin e publikuar, është shpërndarë edhe një fotografi e Luizit, bashkë me produksionin e Portokallisë, ku në mesin e tyre është edhe aktori i ekipit të Portokallisë që përgjatë disa puntatave ka imituar Luizin në satirën e bërë nga vet emisioni, për Big Brotherin.

“Nëse doni ta shikoni Luizin live në Portokalli, sot në orën 19:00

Biletat i gjeni tek studiot e Top Media në Arena Center si dhe tek studiot e Top Channel në Kashar. Për rezervime mund të telefononi në nr. 04 225 3177″ thuhet në njoftim.