10:18 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / Blerim

Luka Doncic ia thotë ‘valles’ ballkanase

Një nga basketbollistët më të mirë në NBA, Luka Donçiq bëri paraqitje fantastike në fitoren e Dallas Mavericksit ndaj Boston Celticsit.

Pak para ndeshjes, Donçiqi filloi të kërcente në stilin ballkanas, shkruan IndeksOnline.

Ai u kap në “valle” me basketbollistin serb, Marjanoviq.

Kujtojmë se në këtë ndeshje, lojtari slloven që ka familjarë në Kosovë, realizoi 31 pikë, bëri 10 kërcime dhe 8 asistime./IndeksOnline/