Luka Donçiq në stol si lojtar i Lakers-ave, nuk i buzëqesh fare fytyra

Skuadra e Los Angeles Lakers-ave ka shënuar fitore ndaj Los Angeles Clippers-ave me shifrat 97:122.
Në stolin e Lakers-ave për herë të parë ishte transferimi më i çudishëm i kësaj merkatoje, Luka Donçiq, shkruan Indeksonline
Kamerat e fokusuan pothuajse çdo herë ish-lojtarin e Mavericks-it dhe gjithmonë shihej jo i lumtur dhe nervoz.

Transferimi i tij ndodhi pa dijeni, vetëm kur mori vesh se ish-skuadra bëri “trade”.
Më i miri në ndeshje ishte basketbollisti amerikan, LeBron James, i cili shënoi 26 pikë, bëri tetë kërcime dhe 9 asistime./Indeksonline/