Luka Donçiq vazhdon të dhurojë magji në NBA, fiton ndeshjen në sekondat e fundit
Basketbollisti i talentuar 19 vjeçar nga Sllovenia, Luka Donçiq po vazhdon të mahnitë tifozët e NBA.
Në ndeshjen e fundit për ekipin e Dallas Mavricks, ai ka dëshmuar që ndër lojtarët më të talentuar në botë, transmeton Indeksonline.
Dallas fituan kundër Minnesota Timberwolves me rezultat 119-115.
Lojtari më efikas pet Mavricks ishte Donçiq me 29 pikë 12 asistime dhe 8 kërcime. Përveç kësaj, ai shënoi pikët vendimtare në 20 sekondat e fundit të ndeshjes.
Përderisa ekipi i Dallas ishte duke humbur me rezultat 115-114, slloveni mori topin dhe shënoi një tre pikësh duke kaluar në epërsi ekipin e tij.
Tutje me 29 pikë dhe 12 asistime, ai u bë lojtari më i ri që arrin të shënojë mbi 25 pikë dhe të bëjë mbi 10 asistime në një ndeshje. /Indeksonline/