75 Mall Live Search
15:46 / E Martë, 08 Mars 2022 / B O

Luka Modric e komenton situatën në Ukrainë: E kam jetuar luftën dhe e di çfarë është

Mesfushori i Real Madridit Luka Modric e ka komentuar konfliktin e fundit që po zhvillohet në Ukrainë, aty ku Rusia tash e disa ditë ka nisur agresionin për pushtimin e këtij vendi.

Sipas Modric, lufta është diçka që nuk i sjellë të mira askujt dhe se duhet të ndalet sa më parë.

“Lufta është e kotë dhe shpresoj se do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithashtu shpresoj që të arrihet një marrëveshje midis liderëve të Rusisë dhe Ukrainës. Unë e kam jetuar luftën dhe nuk më pëlqen t’i shoh këto imazhe në televizion. Është e dhimbshme për te gjithë, po ndodh pranë nesh dhe është e tmerrshme, shpresoj te përfundojë sa me shpejt”, ka thënë mesfushori kroat.

Këto komente Modric i bëri në konferencën për media të mbajtur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Paris-Saint-Germain që zhvillohet të mërkurën.