Luka Modric pranon ulje page, afër marrëveshja e re me Real Madridin

Kroati ka rënë dakord për një marrëveshje të re një vjeçare me Los Blancos.
Real Madrid dhe Luka Modric kanë rëndë dakord për një marrëveshje të re një-vjeçare, që do shohim 35-vjeçarin te klubi spanjoll deri në vitin 2022, shkruan IndeksOnline
Paraqitjet fantastike të futbollistit kroat gjatë këtyre ndeshjeve, ka bërë që klubi madrilen t’ia bëjë gati kontratën e re.
Edhe pse në kontratën e re të propozuar nga Real Madrid, paga do të jetë më e ulët edhe për shkak të moshës, futbollisti i Kombëtares së Kroacisë nuk heziton për të firmosur.
Kur Modric firmos, ai do të nis sezonin e tij të dhjetë në Madrid që prej transferimit të tij nga Tottenham Hotpsur për 35 milionë euro gjatë vitit 2012./IndeksOnline/