Luka Modriq fitoi miliona në Spanjë, qëndroi te Real Madridi 13 vjet

Luka Modriq dje njoftoi largimin nga Real Madridi, duke mbyllur një kapitull të gjatë 13-vjeçare.
Mesfushori kroat është përshëndetur nga klubi spanjoll edhe pse ai kërkoi të qëndronte edhe për një vjet, shkruan Indeksonline
Paga vjetore e Modriqit ndryshoi me kalimin e sezoneve, nga një pagë fillestare prej 7.5 milionë euro bruto në vit.
Sipas “Copology”, të ardhurat burto gjatë këtyre vjetëve për Modriqin si lojtar i Real Madridit, ishin 140 milionë euro. Duhet theksuar se ai duhej t’i paguante shtetit spanjoll të paktën e një të katërtës së secilës shumë që mirrte në formë taksash.
Paga më e lartë bruto vjetore u regjistura në një sezon, ku Modriq fitoi plot 21 milionë euro. Kurse në sezonin aktual, ai fitoi 10 milionë euro në vit.
Përveç pagës bazë, Modriq mori edhe nga bonuset, titujt, golat, asistet dhe paraqitjet.
Modriq luajti 590 ndeshje me Real Madridin, duke shënuar 43 gola dhe duke bërë 95 asiste./Indeksonline/