Luka Modriq tregon pse është lider: Budimir ma kërkoi penalltinë, kishte nevojë të shënonte!

Kombëtarja e Kroacisë shënoi një fitore të thellë 5:1 ndaj Republikës së Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi, Ante Budimir, shkruan Indeksonline
Edhe pse nuk është goditës i 11-metërshave, Budimir mori leje nga Luka Modriq për të gjuajtur.
Modriq vendosi t’ia linte këtë penallti, kurse pas ndeshjes tregoi arsyen.
“Budimiri më pyeti nëse mund ta gjuante penalltinë. Ai kishte nevojë për atë gol: luajti mirë, lëvizjet e tij ishin të shkëlqyera, vrapoi, luftoi dhe krijoi raste, por nuk arriti të shënonte. Ai e meritonte ta shfrytëzonte atë penallti”, u shpreh Luka Modriq
Kujtojmë që edhe Luka shënoi gol nga penalltia në këtë ndeshje./Indeksonline/
“Budimir has asked me if he could take the penalty. He needed that goal: he performed well, his moves were great, he was running, fighting and getting into chances, but failed to score. He deserved to convert that penalty” 💬 @lukamodric10 | #Family
— HNS (@HNS_CFF) June 11, 2025
🤜🤛 Ante Budimir! 🇭🇷🇨🇿… pic.twitter.com/lHdvnAt1Sz