75 Mall Live Search
13:08 / E Premte, 22 Mars 2024 / G T

Luka Modriqit i ulet vlera në “Transfermarkt”, futbollisti kroat po shkon duke u plakur

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modriq ka pasur një rënie në vlerën e tij sipas sajtit “Transfermarkt”.

38-vjeçari tani kushton vetëm 8 milionë euro, dy më pak se vlera e tij e fundit (10 milionë), shkruan Indeksonline

Futbollisti kroat dikur kushtonte 55 milionë euro në sajtin “Transfermarkt”. Kurse transferimi i tij në Real Madrid nga Tottenham Hotspur kishte kushtuar plotë 40 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni në La Liga, Luka Modriq zhvilloi 24 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri katër asiste./Indeksonline/