75 Mall Live Search
22:06 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / Blerim

Lukaku: Conte, faleminderit që më bëre kaq të fortë!

Romelu Lukaku ka reaguar për largimin e Antonio Contes nga skuadra e Interit.

Conte sot i dha fund aventurës me ekipin italian – duke arritur t’i shpallte kampion të Serie A pas një kohe të gjatë, shkruan IndeksOnline

Largimi teknikut italian e ka prekur shumë futbollistin belg, Romelu Lukaku.

Përmes rrjeteve sociale, Lukaku ka bërë një shkrim për Conten: “Ju më ndryshuat, më bëtë lojtarë më të fortë, dhe ne fituam së bashku”.

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës me Conten gjatë këtij sezoni në Serie A, bëri 36 paraqitje, shënoi 24 gola dhe bëri 10 asistime./IndeksOnline/