23:42 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Lukaku: Conte më tha që isha plehër

Sulmuesi 26 vjeçar ka thënë se Conte e kishte kritikuar atë në fillimet e tij në Inter.

Lukaku ka treguar se Conte ka ndikuar që ai të përmisohet ende më shumë kurse ka treguar një histori me të kur e ka quajtur plehër.

Më kujtohet një nga ndeshjet e mia të para në Ligën e Kampionëve kundër Slavia Pragës ku luajta me të vërtetë keq si një plehër”, tha Lukaku.

Kurse për historin e tij me Conte tregoi “Ai më tha që unë isha me të vërtetë plehër dhe se ai do të më hiqte pas pesë minutash”.

Sipas futbollistit kritikat e Contes e kanë bërë atë më të fortë dhe po ashtu ai e ka falënderuar trajnerin për besimin që ka në të./Indeksonline/.