17:21 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / C E

Lukaku dëshiron rikthimin në Serie A, Interi nuk mund ta përballojë çmimin e tij

Sulmuesi i Chelseat dëshiron me çdo kusht rikthimin e tij në Serie A.

Sulmuesi belg, Romelu Lukau, është shumë pranë që të kompletojë rikthimin e tij te Interi gjatë kësaj vere, raporton “Sky Sports”.

Largimi i tij nga “Blutë” e Londrës dhe rikthimi i tij në Serie A mund të ndodhë vetëm nëse Chelsea dhe Interi arrijnë marrëveshje.

“Nerazzurët” siç bëhet e ditur nuk mund të përballojnë që të nënshkruajnë me Lukakun në një transferim permanent, dhe vendimi final pritet të merret nga pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly.