75 Mall Live Search
11:35 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / Gj. Sh

Lukaku dëshiron të luaj te Napoli, pranon edhe ulje page

Nuk dihet ende skuadra e re e Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg është rikthyer te skuadra e Chelseas pasi ka përfunduar huazimi një vjeçar te Roma, shkruan IndeksOnline.

Por Lukakun dëshiron të luaj përsëri në Serie A, por tani te skuadra e Napolit.

31-vjeçari dëshiron të punojë sërish nën drejtimin e Antonio Contes.

Lukaku është i gatshëm të ulë pagën e tij nga 11 milionë euro/neto në sezon në 6 milionë euro deri në qershor 2027 për të nënshkruar me Napolin.

Marrëveshja varet nga negociatat mes Napolit dhe Chelseas dhe largimi i sulmuesit Victor Osimhen./IndeksOnline/