Lukaku do të luaj nga fillimi në ndeshjen kundër Juventusit
Ish sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku do të luaj sot nga fillimi në ndeshjen kundër Juventusit.
Futbollisti është duke e treguar vetën te klubi i Interit duke shënuar kështu në derbin kundër Milanit dhe gjithashtu edhe në ndeshjet kundër Lecce dhe Cagliarit.
Lukaku nuk u paraqit në ndeshjen kundër Barcelonës mirëpo sipas raportimeve ai do të luaj sot që nga fillimi e do ta ketë përkrah Lautaro Martinezin pasi që Alexis Sanchez është pezulluar./Indeksonline/.