75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Lukaku e përshkruan jetën si i izoluar, ‘Isha gati të çmendësha’

Romelu Lukaku ka folur se si ishte jeta për të si një futbollist i Interit në karantinë.

Futbollisti u izolua së bashku me skuadrën pasi që disa futbollist të ligës italiane u shpallën pozitiv me koronavirus, transmeton IndeksOnline.

Lukaku ka thënë që të qenit i ndarë nga familja ka qenë një luftë e vërtetë mirëpo skuadra është duke u kujdesur për të.

“Unë pothuajse u çmenda një ditë. Unë nuk mund të dal, nuk mund të bëj pazar. Unë jam i mbyllur në shtëpi. Më mungon jeta e përditshme, duke qenë me nënën time, me djalin dhe vëllain tim” është deklaruar futbollisti.

“Në mesditë mbërrinë dreka me kohë, ha peshk dhe pernime”.

Po ashtu futbollisti është shprehur i shqetësuar se nuk mund të prekë nënën e tij e cila është e sëmurë me diabet./IndeksOnline/.