10:50 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Lukaku i thotë JO Manchester Cityt

Gazeta e njohur italiane, ‘Gazzette dello sport’ pretendon se skuadra angleze, Man City është i gatshëm të ‘thyej bankën’ për sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Pep Guardiola e ka përcaktuar Lukakun si një përforcim ideal për skuadrën e tij qqë aktualisht është në krye të Premierligës, shkruan IdneksOnline

Belgu ka mjaft përvojë në Angli me rivalët e Everton dhe City sa ishte pjesë e Manchester United, por rrëfeu se dieta dhe puna e fitnesit që ai ka qenë duke bërë në Inter nën drejtimin e Antonio Conte e ka çuar atë në një “nivel tjetër”.

Kështu, tekniku i Cityt, Guardiola e kishte kërkuar Lukakun edhe gjatë verës, pas një sezoni fantastik që e kishte në ‘San Siro’.

Ky interes besohet të jetë ende aktiv, por Lukaku ka gjetur formën e jetës së tij në Inter dhe nuk ka ndërmend ta ndërpresë këtë përvojë tashmë.

Ai shënoi 58 gola në 84 ndeshje zyrtare për Interin, duke paguar 74 milionë euro plus bonuse për nënshkrimin e tij në vitin 2019.