75 Mall Live Search
14:26 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lukaku largohet nga skuadra e Manchester United

Romelu Lukaku është i lidhur me një lëvizje në Serie A.

Trajneri i djajve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka përfshirë belgun në skuadër për ndeshjen e ardhshme ndaj Kristiansund që zhvillohet nesër.

Lukaku ka shprehur qysh moti dëshirën për tu larguar nga Old Trafford dhe shumë shpejt pritet të transferohet në Serie A.

Juventus dhe Inter janë në luftë për sulmuesin belg, mirëpo raportohet se Interi është në përparësi ndaj Juventusi ani pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes klubeve.