75 Mall Live Search
21:15 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lukaku merr zemrën e tifozëve të Interit në debutim

Në fillim të këtij muaji Inter kompletoi transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Manchester United për 80 milionë euro.

Sulmuesi belg sonte po debuton në Serie A me ‘nerroazzurët’ kundër Lecces.

Tifozët e Interit janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me transferimin e Lukakut.

Në rrjetet sociale po shpërndahet një video e një depërtimi nga Lukaku, por që në fund nuk e finalizoi aksionin me gol.

Inter po fiton 2-0 me golat e Marcelo Brozovic dhe Stefano Sensi të shënuar brenda 3 minutave.

/Indeksonline/