75 Mall Live Search
19:23 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / Gj. Sh

Lukaku nuk e përjashton mundësinë për të luajtur në Arabi

Romelu Lukaku nuk e ka përjashtuar mundësinë dhe dëshirën për të luajtur në Arabinë Saudite në të ardhmen.

Sulmuesi belg e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi tek Roma, ndërsa së fundmi u rikthye tek Chelsea, i cili e mban kartonin e tij.

Ish-hetuesi policor: Të gjitha takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovar…
Klubi londinez është i interesuar ta shesë përfundimisht ish-futbollistin e Evertonit, Manchester Unitedit dhe Interit nëse i vjen një ofertë e kënaqshme, shkruajnë mediat britanik.

“Blues” i kërkojnë 45 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin e fuqishëm.

Për të, interesim kanë shfaqur Milani dhe Napoli në Itali.

“Mbajini në mend fjalët e mia, siç e dinë edhe klubet e mëdha evropiane: Arabia Saudite po vjen”, theksoi fillimisht ish-futbollisti i Anderlechtit për “HLN”.

“Arabia Saudite nuk do të më ndalë mua. Niveli atje vetëm do të rritet. Në një nivel shumë më të lartë se që mendojnë njerëzit.”

“Më shumë e më shumë futbollistë do të dëshirojnë të luajnë atje, pasi Arabia Saudite po vjen dhe kjo është e sigurt.”

“Ishte një vit mjaft i ngjeshur, ndërsa për dy ditë mendja ime ishte në mëdyshje: ‘Po shkoj, nuk po shkoj’. Në fund isha paksa i frikësuar, mendoj… por, unë vërtet mendoj se ata po vijnë.”

“Ne e kemi parë këtë tashmë në boks, në golf, në Formula 1…”