Lukaku rikthehet në Serie A, as te Inter as te Juventusi

Romeu Lukaku është shumë afër rikthimit në kampionatin italian.
Sulmuesi belg pritet që shumë shpejt të transferohet te skuadra nga kryeqyteti, AS Roma, shkruan IndeksOnline.
Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto dhe zëvendëspresidenti Ryan Friedkin të premten fluturuan drejt Londrës për të zhvilluar bisedime me skuadrën e Chelseas.
Chelsea kishte insistuar për një shitje të belgun, por janë të gatshëm të pranojnë një tjetër huazim me një tarifë të konsiderueshme pasi Roma nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përballojë një opsion blerjeje ose pagën 325,000 euro në javë për 30-vjeçarit.
Blutë kanë mbetur me opsione të kufizuara pasi Lukaku ka refuzuar të bashkohet me Juventusin , Interin apo klubet në Arabinë Saudite./IndeksOnline/