21:41 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / Gj. Sh

Lukaku shënon në ndeshjen e parë pas rikthimit te Interi (VIDEO)

Romeu Lukaku e ka nisur me gol sezonin e ri në Serie A.

Belgut i’u deshën vetëm dy minuta për të shënuar golin e parë pas rikthimit te Interi, shkruan IndeksOnline.

Zikaltërit janë duke udhëhequr me rezultat 1-0, si mysafir i Lecces, në ndeshjen e parë të Serie A për edicionin 2022/2023.

Kampionati italian sot nisi me dy ndeshje të cilat janë zhvilluar në ora 18:30.

Kampioni aktual, AC Milan e nisi me fitore pasi mposhtën skuadrën e Udineses me rezultat 4-2.

Ndeshja tjetër mes Sampdorias dhe Atalantas, përfundoi me fitorën e mysafirve 2-0.

Në këto momente është duke u lujatur edhe ndeshja Monza-Torino, pjesa e parë përfundoi me epërsin e mysafirëve 0-1./IndeksOnline/

VIDEO KETU