Lukaku: Të shënoj gola është ilaçi im

Futbollisti i Interit, Romelu Lukaku ka folur rreth karrierës së tij në skuadrën italiane.
Lukaku përveq tjerash tregoi që po përpiqet vazhdimisht që të përmisojë lojën e tij duke i ndihmuar kështu edhe shokët e skuadrës, transmeton IndeksOnline.
“Padyshim që shënimi i golave është gjëja ime, ilaçi im, është ajo për të cilën unë jetoj por sa më i vjetër që je aq më shumë duhet të përdorësh inteligjencën tënde sepse gjithmonë them se unë jam student i lojë”, ka thënë futbollisti.
Për të gjithashtu siç duket shumë të rëndësishme janë edhe asistimet.
“Nëse dua të ndihmoj ekipin tim duhet të jem i aftë të jap asistime sepse nuk mund të jem vetëm unë. Duhet të jetë djali pranë jush. Të gjithë duhet të ndjehen të rëndësishëm” deklaroi Lukaku./IndeksOnline/.