Lukaku thyen rekordet e transferimeve, ka kushtuar 321 milionë euro

Romelu Lukaku ka përfunduar transferimin te Chelsea nga Skuadra e Interit.
Belgu i ka kushtuar 120 milionë euro Kampionëve të Evropës, shkruan Indeksonline.
Por Lukaku është shitur edhe disa herë të tjera me çmime jashtëzakonisht të larta.
Ai ka kompletuar pesë transferime duke u transferuar nga Anderlechti tek Cheslea për 12 milionë euro, ku më pas u transferua në Everton për 36 milionë dhe më pas tek Manchester United për 84 milionë.
Më pas 74 në Inter dhe 120 tek Cheslea, belgu i bën 321 milionë duke lënë prapa Neymarin me 310 milionë dhe Cristiano Ronaldon në vendin e tretë me 228 milionë euro. /IndeksOnline/