75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lukaku, transferi më i shtrenjtë i Interit

Romelu Lukaku buzëqesh, tifozët e Inter-it janë të çmendur pas tij.

Zikaltrit kanë fituar garën me Juventus-in dhe kanë siguruar ish-sulmuesin e Manchester United për 65 milionë euro plus 10 si bonus (plus një 10% që do t’i shkojë klubit anglez në rast të një shitje të ardhshme të belgut).

Shuma e shpenzuar për Lukaku-n e bën atë lojtarin më të paguar të historisë së klubit zikaltër.

Në këtë klasifikim janë edhe kampionë të tjerë si, Ronaldo, Vieri ose Crespo, por edhe dështime si, Gabigol, Kondogbia dhe Nainggolan.

11 RONALDO – 28 milionë euro nga Barcelona në 1997-ën

10 GABIGOL – 30 milionë nga Santos në 2016-ën

9 BASTONI – 31 milionë nga Atalanta në 2017-ën

8 SKRINIAR – 34 milionë nga Sampdoria në 2017-ën

7 CRESPO – 36 milionë nga Lazio në 2002-shin

6 KONDOGBIA – 36 milionë nga Monaco në 2015-ën

5 BARELLA – 37 milionë plus bonuse (mund të shkojë në 49 milionë) nga Cagliari në 2019-ën

4 NAINGGOLAN – 38 milionë nga Roma në 2018-ën

3 JOAO MARIO – 40 milionë nga Sporting në 2016-ën

2 VIERI – 46,5 milionë nga Lazio në 1999-ën

1 LUKAKU – 75 milionë nga Manchester United në 2019-ën