75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / Blerim

Lukaku tregohet besnik ndaj Interit, thotë se s’do të largohet…

Romelu Lukaku ka gëzuar të gjithë tifozët e Interit me deklaratën e fundit.

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës ka thënë se nuk do të largohet nga kampioni i Serie A, shkruan IndeksOnline

“Unë do të qëndroj në Inter. Unë qysh tani kam kontakte të mira me trajnerin, Inzaghi. Ndoshta nuk duhet ta them këtë tani, por ne kemi pasur një bisedë pozitive. Ndihem mirë te Interi”, ka thënë Romelu Lukaku

Belgu ishte në kërkim nga shumë klube. Madje spekulohej për një rikthim të tij në ‘Stamford Bridge’ te Chelsea.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni me ekipin italian, Romelu pati 36 paraqitje, shënoi 24 gola dhe bëri 10 asisitme./IndeksOnline/