Lukas Mandl-i zgjidhet Anëtar i Parlamentit Evropian

Lukas Mandl është zgjedhur Anëtar i Parlamentit Evropian. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i njohur Arsim Vranovci, mik i ngusht i Mandl.
“Lukas Mandl është një individ me integritet të lartë dhe një vizion të qartë për të ardhmen e Evropës. Zgjedhja e tij si Anëtar i Parlamentit Evropian është një lajm i jashtëzakonshëm dhe një hap përpara për të gjithë ne, si për Austrinë ashtu edhe për Kosovën pasi që Mandl ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke ngritur vazhdimisht çështje që lidhen me stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit. Ai ka lobuar për integrimin më të gjerë të Kosovës në strukturat evropiane dhe ka mbështetur fuqishëm procesin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera evropiane,” tha Vranovci për Indeksonline.
Mandl njihet për qëndrimet e tij pro Kosovës në Parlamentin Evropian.
Gjithashtu, Lukas Mandl morri titullin Doctor Honoris Causa nga universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, pas propozimit të Vranovcit drejtuar Senatit të Universitetit, propozim i cili u miratu me unanimitet.
Ceremonia e dhënies së këtij titulli, i pari i këtij lloji nga universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt, më 27 janar 2023./Indeksonline/