75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 12 Shtator 2025 / G T

“Lukita” i drejtohet bashkëlojtarëve: Dua vetëm një dhuratë për ditëlindje, një trofe me Milanin këtë sezon

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric ka festuar ditëlindjen e 40-të.

Dje në stërvitje me AC Milanin, ai u befasua nga bashkëlojtarët e tij dhe stafi i klubit italian, shkruan Indeksonline

Modric mbajti një fjalim dhe shprehi një dëshirë për këtë sezon.

Image

“Vetëm një dhuratë dua, të fitojmë ndonjë trofe këtë sezon. Kaq”, u shpreh Luka Modric

Mesfushori kroat që u largua nga Real Madridi gjatë kësaj vere bëri edhe shaka me numrin e vjetëve.

“E keni vendosur gabim. Është tre, duhet të jetë tre, e jo katër!”.

Kujtojmë që skuadra e AC Milan këtë vikend luan ndaj Bolognas në shtëpi (të dielën)./Indeksonline/