10:31 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Luksemburgu ofron falas shërbimin e transportit publik

Luksemburgu, ka marrë masat që të ofrojë transport publik falas. Shteti i vogël europian, pritet që të jetë kështu vendi i parë në botë që ofron një shërbim të tillë.

Autobusët, tramvajet dhe trenat tani janë të lirë për të hipur dhe nuk ka nevojë për një biletë. Një nga qëllimet është të lehtësojë bllokimet e trafikut, por kritikët e shohin atë si një marifet PR.

“Qeveria dëshiron që Luksemburgu të bëhet një laborator për lëvizshmëri,” thotë Ministri i Transportit François Bausch.

Makinat private janë forma më e përdorur e transportit në Luksemburg. Autobusët përdoren vetëm nga 32 për qind e personave që udhëtojnë për në punë, ndërsa trenat vetëm 19 për qind. Sa për krahasim, në Paris, 69 për qind e punëtorëve e përdorin transportin publik.

Rreth 200,000 punëtorë, gati gjysma e fuqisë punëtore të Luksemburgut, udhëtojnë nga Belgjika, Franca dhe Gjermania, të tërhequr nga pagat e larta dhe një ekonomi e pasur.