Luksi i aktorit, gjerdani i tij kap vlerën mbi 500-mijë euro
Gjerdani i Connor Storrie në “Çmimet e aktorëve 2026” vlen shumë.
Ylli i “Heated Rivalry”-t mbante një gjerdan mbresëlënës me diamante nga “Tiffany & Co” me çmim 509,000 dollarë, transmeton Indeksonline.
E! News njofton se bizhuteria përfshinte diamante më të mëdha të rrethuara nga diamante më të vogla me shkëlqim, me një total prej 6.15 karatësh.
Ai mbante gjithashtu vathë Tiffany në formë T-je prej ari të bardhë (4,000 dollarë), një unazë Jean Schlumberger nga Tiffany Stitches me diamante të rrumbullakëta me shkëlqim prej 4.24 karatësh të vendosura në një brez ari të verdhë dhe platini (60,000 dollarë), si dhe orën e Tiffany në ar të bardhë (19,000 dollarë)./Indeksonline/


