Luksi i Antoneles, pozon pranë ‘Lamborghinit’ në Dubai

Antonela Berisha është bërë ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë, pas pjesëmarrjes së shtëpinë e famshme, ‘BBV’.
Pas eliminimit, ajo ka nisur të shijojë jetën luksoze në Dubai, vend nga i cili po kujdeset të sjellë imazhe tejet atraktive, shkruan Indeksonline.

Së fundmi postoi disa imazhe duke reklamuar veturën e tipit ‘Lamborghini’.

Ky publikim ngjalli reagime të shumta nga ndjekësit të cilët i dhanë komente nga më të ndryshmet, e për të cilat, asaj duket se nuk i bëhet vonë fare./Indeksonline/
