Luksi i Kimit, një çantë firmato i kushton mijëra euro
Kim Kardashian po u jep fansave një tjetër pamje prapa skenave të shfaqjes së saj të famshme në Hulu, All’s Fair.
Themeluesja e SKIMS, 45-vjeçe, publikoi në Instagram 20 foto që tregojnë veshjet e mrekullueshme të firmave dhe bizhuteritë me diamante që ka veshur deri më tani, transmeton Indeksonline.

Në filmin “All’s Fair”, Kim luan rolin e Allura Grant, një avokate e fuqishme divorcesh që punon në një firmë avokatie vetëm për femra në Los Angeles.

Por stili i Allegra-s është shumë larg veshjes tipike të gjykatës, pasi Kardashian gjithmonë e zbukuron ekranin me pamje të egra nga marka të shtrenjta luksoze si Hermes, Dior dhe Jean Paul Gaultier.

Fotot e reja të Kardashian e tregojnë atë duke pozuar rreth sheshit të xhirimit të shfaqjes, si dhe në trailer-in e saj privat, ku relaksohet midis xhirimeve.
Këto veshje kapin vlerën 1 milion dollarë, duke përfshirë varëse diamanti dhe çantë Birkin prej 150-mijë dollarësh./Indeksonline/


