Luksi i Paris Hilton, feston ditëlindjen me avion privat

Paris Hilton ka festuar ditëlindjen e 43-të.
Në Instagram ka publikuar disa fotografi e video duke zbuluar udhëtimin luksoz me bashkëshortin dhe djalin e tyre, Phoenix Barron, transmeton Indeksonline.
Klipi i cili u transmetua nga kënga e Katy Perry-t “Birthday” filloi duke treguar pamjen e jashtme të një avioni kuq e bardh, i cili ishte i dekoruar me balona ngjyrë rozë, të bardhë dhe ari në secilën anë të shkallëve si dhe tullumbace në të cilin shkruante “Gëzuar ditëlindjen, Paris”.
Ylli televiziv ka qenë duke festuar ditëlindjen gjatë gjithë fundjavës. Më parë, të premten, ajo ndau një mori imazhesh në Instagram me pamje “ikonike” që kishte veshur më parë në ditën e saj të veçantë./Indeksonline/