09:02 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lul Raka tha se FFK i ndërpreu garat “krye në vete”, Liria kërkon sqarime

FFK javën e kaluar vendosi që të anuloj të gjitha garat përveç Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Këtë e kanë pësuar më shumë skuadrat si Liria që nëse do të vazhdonte kampionati do të “luftonin” për tu rikthyer në Superligë.

Mbrëmë, në emisionin “Koha Shtesë”, mikrobiologu Lul Raka deklaroi se këto vendime janë marrë nga FFK dhe në këtë nuk ka patur dorë MSH apo IKSHP.

Për këtë ka reaguar menjëherë KF Liria që ka kërkuar përgjegjësi dhe sqarime nga FFK.

Ky është reagimi i tyre:

Raka:IKSHP dhe MSH nuk morën vendim për suspendimin e Ligës së Parë

FFK, vendos dhe kthe garat e Ligës së Parë !

Mikrobiologu Lul Raka deklaroi mbrëmë ne Koha Shtese:

“Vendimi për ndërperjen e garave të tjera e ka marrë Federata e Futbollit e Kosovës dhe jo Ministria e Shëndetësisë apo Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Instituti vetëm se ka bërë vlerësimin e rrezikut të përgjithshëm dhe sa më shumë që të ketë gara, aq më shumë do të rritej rreziku, por kategorizimin se cila ligë ka përparësi për t’u vazhduar e ka bërë ekskluzivisht Federata e Futbollit e Kosovës”.
KF Liria, kërkon që FFK- ja të sqarohet lidhur me këtë rast, të marrë përgjegjësinë që i takon e jo ta hedh fajin tek IKSHP e MSH që mohojnë të ken sjelë vendimin për suspenidimin e garave të tjera pos Superligës.
Pandemia po kalon, me këtë hapja e lehtësimi masave në gjithë sferat po ndodhë.
FFK, vendos dhe riktheje Ligën e Parë menjëherë !