75 Mall Live Search
12:33 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Lul Raka vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës, diskutohet për COVID-19

Në Policinë e Kosovës sot për vizitë zyrtare ishte Dr. Lul Raka, përgjegjës i komponentës së parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve në kuadër të “Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit për COVID-19”.

Raka u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj me bashkëpunëtor nga Departamente të ndryshme policore, përfshirë Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të PK-së dhe ICITAP-in Amerikan.

“Kjo vizitë pune në Policinë e Kosovës, u realizua në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët si dhe për koordinimin e mëtejmë të aktiviteteve në mes të PK-së dhe institucioneve shëndetësore. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth sfidave të përbashkëta të përballjes me pandeminë COVID-19”, thuhet në njoftim./Indeksonline/