75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 07 Mars 2023 / B O

Lule, dhurata apo zarf, komercializimi i 7 Marsit

Dikur zymbyli me ngjyrë blu apo rozë ishte një lule simbolike për festën e mësuesit dhe sapo hynte marsi kundërmonte edhe aroma e tij. Por kohët kanë ndryshuar shumë…

Festa e 7 Marsit është një ditë e rëndësishme në të cilën ne gjejmë rastin të vlerësojmë imazhin e mësuesit, atë që na ka edukuar ne dhe që do të edukojë edhe fëmijët tanë.

Në këtë ditë “respekti” ndaj mësuesve tregohet edhe përmes një dhurate simbolike që jo domosdoshmërish është një buqetë me lule.

Me kalimin e viteve edhe dhuratat janë perfeksionuar duke u bërë edhe më të shtrenjta. Jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit e “vrasin” shumë mendjen që të gjejnë një dhuratë sa të veçantë për mësueset apo edhe për edukatoret në kopsht.

Por ka nga ata prindër që bëjnë zgjedhjen më të shkurtër, pa u menduar shumë…pikërisht zarfin.