14:58 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

“Lulja e sariht”, bën bashkë aktorët e njohur kosovarë

Disa nga aktorët më të njohur në vend janë bërë bashkë për projektin e radhës.

Fatos Kryeziu, Astrit Kabashi, Shkëlzen Veseli dhe Agon Myftari kanë nisur punën për projektin e ri.

“Lulja e sariht” mban titullin ky projekt, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje, duke shtuar kështu kureshtjen e artdashësve dhe adhuruesve të tyre.

Ishte aktori Fatos Kryeziu ai që ka publikuar fotografi nga ky projekt, teksa shkruan “Së shpejti”.

Se çfarë kanë përgatitur ata mbetet të shihet./Indeksonline/

View this post on Instagram

Lulja e Sariht #sëshpejti #soon #newproject

A post shared by Fatos Kryeziu️️ (@fatoskryeziu1) on