12:20 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lulja flet rreth “ndarjes” me Medën

Ditën e djeshme llogaria private e këngëtarit të njohur, Meda ishte sulmuar duke bërë një postim kështu të pazakontë në emër të tij.

Në këtë postim thuhej që ai është ndarë nga bashkëshortja e tij, Lulja madje ishte shoqëruar edhe me një fotografi të çiftit.

Por, të gjitha këto sot i ka mohuar Luljeta Përgjeqaj përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo kishte potencuar se nuk ka ndarje dhe se dashuria e tyre po rritet çdo ditë.

“Per te gjithe ata qe e duan lumturin ton ❤️, dhe per te gjithe ata qe nuk e duan lumturin ton?…Une dhe Meda jemi me plot LUMTURI dhe DASHURI qe gjdo dite po rritet, per te cilen e falenderojm ZOTIN???…respekt per te gjith ju” ka shkruar ajo.

Ndryshe, çifti para pak javësh kanë shijuar pushimet e tyre familjare dhe përmes fotografive i shihnim shumë të lumtur./Indeksonline/