20:09 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / MSH

Lulzim Basha i rikthehet politikës

Lulzim Basha i është rikthyer zyrtarisht politikës aktive, teksa ditën e sotme ai është ndalur në një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, nga ku edhe ka dhënë mesazhin e tij të fortë, duke sfiduar hapur Sali Berishën, shkruan a2cnn.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga situata ku ndodhet sot është që të rinjtë të mbushin sheshet dhe rrugët me pankarta, për t’i thënë jo të keqes.

Basha u shpreh më tej se, gjëja e parë që duhet konstatuar është që rinia të nxitet të marrë pjesë në votime por edhe në procesin politik.

“Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë e ndjej edhe se kam subjektivet, ky lëndim është më i madh” tha Basha.