75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 30 Maj 2023 / mp

Lulzim Hetemi e kaloi natën në objektin e komunës: Edhe sot është në Komunë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në objektin e komunës. Ai edhe sot po qëndron në objektin e Komunës.

Ai kishte shkuar në komunë dje para se të mblidhej numri i madh i serbëve, dhe më pas kishte mbetur i bllokuar për ta kaluar natën aty.

Në anën tjetër, edhe sot një numër i madh i serbëve kanë nisur të dalin para komunës së Leposaviqit, por edhe komunave tjera veriore.

Synimi i tyre mbetet i njëjtë, që të mos lejojnë kryetarët shqiptarë ta vazhdojnë punën.