Lulzim Peci për kërkesën e prokurorisë në Hagë: Përgatitje tejet e dobët e rastit
Lulzim Peci nga KIPRED ka reaguar për kërkesën e prokurorisë në Hagë, që ish-krerët e UÇK-së të dënohen me nga 45 vjet burgim.
Peci ka shkruar se kjo dëshmon përgatitje të dobët të prokurorisë.
Postimi:
Kerkesa e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara për dënim en-bllok me nga 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UCK-së po i vjen era shumë më tepër si përpjekje për dënim kolektiv sesa individual. Në esencë, në bazë të mendimit tim, kjo kërkesë shpërfaq përgatitje tejet të dobët të rastit gjyqësor nga kjo prokurori.
Mendoj se Kosova duhet të bëjë çmos që të anëtarësohet në Këshillin Evropian sa më parë që ky rast të trajtohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut!

