75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / OSH

Lulzim Syla: Qeveritë e kaluara nuk janë marrë me infrastrukturën energjetike

Njohësi i fushës së energjetikës, Lulzim Syla, vlerëson se shteti duhet të gjejë mënyra që t’i nxisë qytetarët që energjinë elektrike të bazohen në furnizim me energji për metodave si ato me panele solare.

Sa i përket situatës aktuale me energjinë ai ka theksuar se qeveritë në të kaluarën nuk u kanë kushtuar vëmendje termocentraleve.

“Qeveritë e kaluara nuk kanë pasë guximin për ta trajtuar infrastrukturën energjetike – kapacitetet e reja. Tregu në Kosovë nuk është i liberalizuar, është i rregulluar dhe ka standarde që me ligj ia lejon të hyrat edhe KEDS edhe KESCO”, tha ai në Klan Kosova.

“Me vendimin e sotëm ka ngjashmëri kthimi i bllok-tarifave, në pamundësi që të gjenden mekanizmat e tjerë për të bërë furnizim”.