11:08 / E Hënë, 03 Maj 2021 / OSH

Lum ai për Lumen, martohet futbollisti kosovar

Mbrojtësi i Istogut, Granit Ademaj i ka dhënë fund beqarisë. Lume Bicaj është gruaja që ia ka ndërruar atij stutusin e jetës.

Çifti ka vendosur që të shtunën e 1 majit të kurorëzojnë me martesën lidhjen disa vjeçare të tyre.

Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe disa skuadrave të tjera nuk e ka harruar që një nga pozat e martesës të jetë edhe me fanelën “blue” të skuadrës simpatike nga Dukagjini, KF Istogu.

Gruaja e tij, Lumja është një nga grimeret më të njohura në Istog dhe më gjerë./Indeksonline/